NJËSIA E SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË (NJSBC)

 

Raport përmbledhës i NJSBC-së për vitin akademik 2014-2015

 

Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë (NJSBC) e Akademisë Profesionale të Biznesit çdo fund viti akademik përgatit një raport vjetor në lidhje me monitorimin dhe vlerësimin e brendshëm të cilësisë së veprimtarisë së saj.

 

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) ka autonomi vepruese dhe akses për të gjitha të dhënat e këtij institucioni.  Roli i NJSBC është të krijojë një kulturë që synon të arrijë dhe ruajë një cilësi të lartë të veprimtarisë akademike dhe kërkimore në APB. Kjo njësi është përfshirë në mënyrë te plotë dhe të përhershme në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në të tëra proceset e veprimtarisë që ushtron APB.

 

Procesi i vlerësimit të brendshëm përfshin mbledhjen sistematike të të dhënave administrative, anketimin e studentëve dhe të diplomuarve, intervistimin e pedagogëve dhe të studentëve, rezultatet e kontrolleve periodike të realizuara nga anëtarët e NjSBC-së (syllabus lënde, procesverbal, fletëdorëzimi provimi, format dorëzimi provimi, tezë origjinale, etj).

 

Qëllimi përfundimtar i sigurimit të cilësisë është që të përmirësohet cilësia në mënyrë të vazhdueshme, duke promovuar besimin në mes stackholderëve. 

Politika dhe procedurat  e ndjekura nga NJSBC pranë APB, për sigurimin e cilësisë:

·       Aprovimi, monitorimi dhe shqyrtimi periodik i programeve

·       Vlerësimi i studentëve

·       Sigurimi i cilësisë së stafit mësimdhënës

·       Burimet e mësimnxënies dhe mbështetjes së studentëve

·       Informimi i publikut

 

Veprimtaritë e kryera dhe objektivat e arritura nga NjSBC gjatë vitit akademik 2014-2015:

 

Në fushën e sigurimit të cilësisë

·    Zbatimi me përpikmëri i rregullores së vlerësimit të brendshëm cilësisë në IAL APB;

·    Ka hartuar planin vjetor të realizimit të veprimtarive të vlerësimit të brendshëm në nivel institucioni;

·    Ka monitoruar në mënyrë periodike cilësinë brenda APB;

·    Ka organizuar procesin e vlerësimit të brendshëm;

 

Në fushën e akreditimit

NjSBC është përfshirë në procesin e vlerësimit të brendshëm të programit të studimit master i shkencave në Administrim Biznesi dhe Kontabilitet-Financë që kërkohet të kryhet prej tyre. Si rrjedhojë NjSBC është angazhuar:

·     Të përgatisë dhe të ndjekë procesin e akreditimit institucional dhe të programeve;

·     Të ruajë të dhënat e procesit të akreditimit;

·     Të bashkëpunojë me APAAL për procesin e akreditimit;

·     Të publikojë vendimet e akreditimit.

 

Në fushën e kërkimit dhe të zhvillimit

·     Ka nxitur vazhdimisht veprimtaritë për përmirësimin e cilësisë në APB;

·    Është konsideruar një pikë qëndrore për planifikimin institucional, përfshirë edhe përmirësimin e programeve aktuale dhe zhvillimin e programeve të reja;

·     Bashkëpunon me NJSBC të institucioneve të tjera të arsimit të lartë për të shkëmbyer përvojën dhe për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.

·      Bashkëpunon ngushtë me Komitetin Organizativ për organizimin sa më cilësor të Konferencës shkencore, që tashmë është kthyer në një traditë shumë të mirë pune.

 

Elementët e analizës

NJSBC ka vlerësuar për vitin akademik 2014-2015 si më poshtë:

    1.  Objektivat kryesore të Akademisë Profesionale të Biznesit për vitin 2014 - 2015.

    2.  Cilësia e hartimit dhe zbatimit të planeve mësimorenë programet bachelor dhe master

  •   Realizimi i ngarkesës mësimore
  •   Kalueshmëria
  •   Performanca e Institucionit

    3.  Vlerësimi i mësimnxënies dhe mësimdhënies

  •   Stafi akademik
  •   Studentët

    4.  Vlerësimi i kërkimeve/ zhvillimit/ aktivitete kulturore-sportive.

    5.  Zyra e Karierës dhe projektimi praktikave profesionale për të dy ciklet e studimit.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al