Përfaqësuesja e Akademisë së Biznesit në gjysëmfinalen e Ligës I-rë Universitare të Futbollit të Sallës 2015

Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", në muajin prill u zhvillua Liga e I-rë Universitare e Futbollit të Sallës organizuar nga Shoqata Sportive “Minifutbolli Shqiptar” si dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë kompeticion ku morën pjesë shumë skuadra përfaqësuese nga univeristete publike dhe jopublike, “Selesao” e Akademisë Profesionale të Biznesit startoi në një mënyrë të jashtëzakonshme duke fituar të dyja ndeshjet eleminatore të grupit "A", e duke shkuar drejt e në gjysëmfinalen e ligës.

Rezultatet e dy ndeshjeve eleminatore në grupin A:

·       APB vs. Universiteti Metropolitan 8-7

·       APB vs. Universiteti Mesdhetar 8-0

Në ndeshjen gjysëmfinale të Ligës Universitare 2015, skuadra përfaqësuese e Akademisë së Biznesit u përball me skuadrën përfaqësuese të Universitetit të Tiranës.

Në një ndeshje e cila u luajt si një finale e vërtetë, skuadra jonë u përfaqesua me një lojë të bukur dhe dinjitoze ku mbizotëroi shpirti i garës dhe fairplay sportiv duke shkuar deri në gjysëmfinalen e ligës universitare.

Rezultati i ndeshjes gjysëmfinale:

·       Universiteti I Tiranës – Akademia e Biznesit 8-5

Të gjithë cunat e APB me rradhë nga Shehu (c), Likcani, Myftaraj, Saraci, Memaj, Collaku, Hoxhaj, Brakollari, Pupuleku, Spahiu, Lleci, Hoxha, Maloku, nën drejtimin e drejtuesit sportiv Enis Fita, komisarit teknik Arbër Xhaja dhe mbështetjen e Administratorit të APB Ardi Bezo, me fitoret e merituara dhe lojën e bukur, treguan se ishin të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushe duke na bërë të ndihemi krenar për këtë përfaqsim dinjitoz vlerash sportive e qytetare!

Në përfundim të Ligës, drejtuesit e këtij kompeticioni vlerësuan duke kurorëzuar me kupën për lojtarin më të mirë të Ligës kapitenin e Akademisë së Biznesit, studentin Klodian Shehu!

 

Strukturat drejtuese të Akademisë së Biznesit, me në krye Presidentin e saj, Z. Ylber BEZO, vlersuan dhe nderuan të gjithë, trajnerin dhe lojtarët e Përfaqësues, me një CERTIFIKATE MIRENJOHJEJE për rezultatet dhe arritjen dinjitoze të gjysëmfinales së Ligës I Universitare të Futbollite të Sallës 2015.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al