KONFERENCA E 3 NDERKOMBETARE SHKENCORE

“Sustainable Development and Life Quality Improvement in Albania, toward EU Integration process”

 25 Prill2015

Tiranë, Shqipëri

 

Ditën e shtunë, datë 25 prill 2015, Akademia Profesionale e Biznesit zhvilloi Konfererencën e 3-të Ndërkombëtare Shkencore “Sustainable Development and Life Quality Improvement in Albania, toward EU Integration process”. Objektivi kryesor i konferencës ishte jo vetëm krijimi dhe sigurimi i një qasje akademike dhe profesionale por dhe nxitja e diskutimit mbi zhvillimet më të rëndësishme të sotme me fokus në ekonomi dhe drejtësi  mbi zhvillimin e qëndrueshëm  dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe të krijimit tënjërrjeti tëqëndrueshëm komunikimi ndërmjet akademikëve, profesionistëve dhe sipërmarrjes.

Në këtë konferencë na nderuan me pjesëmarrjen e tyre të ftuar të shumtë special, duke filluar nga Zv. Ministria e Arsimit dhe Sportit Zj. Nora MALAJ, partnerët tanë akademikë nga Britania e Madhe MA (hons). Andy Zdan-Michajlowicz, nga Universiteti i Sofies - Bullgari Prof. Phd. Svetoslav Zanev, nga Universiteti i Sienes - Itali Prof. Dr. Andrea Ragusa, nga Universiteti i Bolonjës – Itali Dr-ssa Manuela Malucelli, nga Universiteti i Kievit - Ukrainë Prof.PhD Nataliia Kalashnyk, përfaqësues nga Business Albania, përfaqësues nga Titan group, përfaqësues të lartë dhe pedagogë nga universitete në vend, përfaqësues nga ambasadat e akredituara në Tiranë, si dhe nga institucione dhe ente të administratës publike dhe private.

Në seancën plenare të konferencës e cila u mbajt në Muzeun Historik (Salla Unesco), përshëndetën celjen e punimeve me rradhë:

  • Fjala e mirëseardhjes dhe e përshëndetjes - Dr. Ylber Bezo Rektor i APB
  • Fjala përshëndetëse e Zj. Nora Malaj - Zv.ministër i Arsimit dhe Sportit
  • Prof.Dr. Andrea Ragusa - U. Siena, Itali
  • Prof.Dr. Svetoslav Zanev - U.Sofias, Bullgari
  • MA(hons)Andy Zdan-Michajlowicz - CEO Chroland Association, Ltd,UK
  • Pr.Un.Dr.Nataliia Kalashnyk - U. Kievit, Ukrainë
  • Z. Koli Sinjari - Business Albania
  • Znj. Stela Pepa - Menaxhere, Titan, Antea Cement 

Në seancën plenare u mbajtën dy referate nga profesorët e huaj të ftuar në konferencë:

  1. Prof.Dr. Andrea Raguza: “Un nuovo volo per le aquile: il patrimonio culturale d’Albania tra costruzione identitaria ed oportunita economica (A new flight to the eagles: the cultural heritage of Albania between identity construction and economic oportunity)”
  2. MA(hons)Andy Zdan-Michajlowicz: “Cilësia e shërbimeve – faktor i rëndesishëm për zhvillimin ekonomik. (Services quality - Important Factors for Economic Developement)”

Më tej në pjesën e tretë dhe përmbyllëse të kësaj seance plenare u zhvillua dhe një moment ku ndamë emocianalisht me të gjithë disa caste festivitetesh dhe aktivitetesh promovuese të jetës studentore të APB, tilla si: Vlerësimin me një certifikatë mirënjohje studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët u renditën në vendin e 2-të në konkursin universitar kombëtar mbitë Drejtën e Autorit, në kudër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale; Promovim i librit “Manuali i Mjekësisë Ligjore” i autorit Prof.dr. Bardhyl Çipi, njëbashkëpuntor i hershëm i rrugëtimit akademik tëAPB; Vlerësimi dhe mirënjohja për studentët tanëF.krypi dhe O.Shehu, për meritat e vecanta si aktivistëdhe organizues projektesh rinore brenda dhe jashtë vendit dhe për talentin e tyre tëspikatur letrar si botues tërinj nëgjininëroman dhe poezi; Vlerësimi me certifikatëmirënjohjeje skuadrës përfaqësuese të APB-së e cila arriti deri nëgjysëmfinalen e Ligës Universitare tëFutbollit tëSallës si dhe dhënia e kupës nga organizatorët e këtij eventi për lojtarin më tëmirë tëkampionatit, kapitenit tonëK.Shehu.

Më pas, pranë ambjenteve të Akademisë vijuan punimet e konferencës në dy seksionet, përkatësisht të Fakultetit të Ekonomisë dhe të Drejtësisë. Në këto seksione referimet e shumta nga profesorë të huaj dhe vendas, vunëtheksin nërëndësisë e përvojave në diskutim, modeleve të pohimit si dhe propozimeve tëparaqitura lidhur me  zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës përmes proceseve integruese të vendeve të Ballakanit në BE.

Gjithcka përfundoi në lartësinë dhe në standartin më të lartë të mundshëm. Një Bravo dhe një falenderim i madh i shkon stafit akademik të Akademisë që nga nivelet drejtuse, akademikëve, kryetarin e qeverisë studentore si dhe studentëve tanë, e deri te stafi mbështetës për punën e palodhur dhe shumë të cmuar që dhanë për këtë event mjaft të rëndësishëm për Institucionin tonë!

 

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al