Vizitë studentore në Fabrikën e Coca-Colës në Shqipëri

 

Akademia Profesionale e Biznesit, datë 30 tetor 2015, organizoi vizitën studentore të rradhës në fabrikën e Coca-Colës në Shqipëri, ku studentët u njohën me mënyrën e sistemeve të menaxhimit dhe të prodhimit të kësaj industrie e cila ngjalli interes të vecant tek studentët.

Prezantimi përshkroi disa faza duke filluar nga historiku i saj si kompani biznesi prodhuese e deri tek implementimi i projektit si invesitim i parë në vendin tonë. Vizita arriti impakt domethënës nga prezenca e studentëve si dhe nga diksutimet kurioze të tyre që ndërvepruan përgjatë gjithë prezantimit.

Stafi shoqërues i Akademisë Profesionale të Biznesit si dhe studentët e këtij institucioni ndërthurën interesin e tyre duke e orientuar diskutimin në sistemet e menaxhimit dhe të marketingut, pasi janë këto disa nga fushat qe ndërlidhen me kurrikulat e këtij institucioni.

Akademia Profesionale e Biznesit do të ndërmari në të ardhmen disa inisiativa lidhur me zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve pranë Coca-Colës, si dhe do të zhvillojë leksione të hapura me menaxherët më të lartë të kësaj sipërmarrjeje në auditoret e saj.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të axhendës së aktiviteteve ndër-institucionale të Akademisë Profesionale të Biznesit.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al