Leksion i hapur në mjediset e APB me Dr.Avv. Vicenzo Galatro – Universiteti i Sienës Itali

 

Datë 11 nëntor, në ambjentet e Akademisë Profesionale të biznesit u zhvillua një leksion i hapur  i  cili u mbajt nga Dr.Avv. Vicenzo Galatro, lektor pranë Universitetit të Sineës në Itali. Dr. Galatro, fillimisht u prit nga studentët e Fakultetit të Ekonomisë ku zhvilloi ligjëratën me temë Strategjitë e reja të marketingut dhe komunikimit”. Në këtë takim të parë, Dr. Galatro solli një optikë shumë bashkëkohore në lidhje me rëndësinë e strategjive të reja të marketingut dhe komunikimit në dinamikën e zhvillimeve të reja të mjedisit teknologjik. Ky takim u zhvillua në një klimë të jashtëzakonshme interesimi nga studentët c’ka u pasqyrua në pyetjet dhe diskutimet e shumta që ata drejtuan për cështjet e trajtuara gjatë leksionit. Më pas Dr. Galatro përvijoi axhendën e tij të takimeve në APB, duke u ndalur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë me të cilët zhvilloi një leksion të hapur me temë “Kontrata dhe Mbrojtja e Konsumatorit në Itali”. Përmes eksperiencës së tij profesionale si avokat ai trajtoi rëndësinë e kontratave dhe mbrotjes së konsumatorit në Itali, jo vetëm në aspektin teorik por dhe atë praktik. Leksioni u ndoq me shumë vemendje dhe nga stafi pedagogjik i Fakultetit të Drejtësisë, të cilët morën pjesë në menyrë interaktive gjatë debatit me Prof. Galatron duke përcjellë kështu një frymë konstruktive në shkëmbimin e dijeve dhe eksperiencës mes palëve.

 

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al