Ceremonia me rastin e “DIPLOMIMIT” të studentëve në programet e studimit Bachelor dhe Master në Ekonomi dhe Drejtësi, dhe njëkohësisht me rastin e fillimit të mbarë të vitit të ri akademik 2015-2016.

Ditën e shtunë datë 14 Nëntor 2015, në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua Ceremonia e Diplomimit të studentëve të cilët përfunduan me sukses studimet ne programet Bachelor dhe Master në Ekonomi dhe Drejtësi, dhe njëkohësisht me rastin e fillimit të mbarë të vitit të ri akademik 2015-2016. Ky event festiv u shndërrua në një datë të paharrueshme për të gjithë studentët të cilët kurorëzuan finalizimin e nje cikli të rëndësishëm të jetës studentore por dhe për drejtuesit dhe stafin e APB që shohin në gëzimin e studentëve frutet e një pune plot përkushtim duke besuar se cdo student i APB ka qenë, është dhe do të mbetet ngahera një investim i rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie më të mirë. 

Në mjediset e kampusit të Akademisë Profesionale së Biznesit u organizua Ceremonia e Diplomimit nga më madheshtore dhe më të bukurat e të gjithë historikut 5-vjecar të këtij Institucionit të Arsimit të Lartë Publik Privat. Në këtë ceremoni diplomimi gala morën pjesë personalitete nga fusha akademike, të administratës publike, prokurorë, gjykatës, partnerë dhe të afërmit e të neo-diplomuarve. Të diplomuarit u përshëndetën në mënyrë të veçantë nga Presidenti i APB, Prof. Ylber BEZO, nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Z. Nikolin Jaka si dhe nga përfaqësues student të diplomuar nga të dy fakultetet. 

Kjo festë magjike na dhuroi emocion të madh nga përshëndetjet e ngrohta dhe te dashura të diplomuarve, si dhe fjalimet mbresëlënëse të trupës akademike të institucionit tonë.

Pas fjalëve përshëndetëse ceremonia u mbyll nën tingujt e muzikës dhe nën atmosferën e këndshme të hedhjes së kapeleve, që kurorëzoi mundin e 3 viteve punë për studentët tanë. Akademia Profesionale e Biznesit dhe përfaqësia e saj i uron Suksese të mëtejshme në jetën e bukur dhe plot sfida studentëve të saj të neo-diplomuar!!! 

 

Suksesi nis këtu!

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al