Të rinjtë mbështesin nismën për ndalimin e armëve bërthamore.” organizuar nga Ong ICAN

 

Më datën 20.11.2015 në Akademinë Profesionale të Biznesit, Lëvizja ICAN, e përfaqësuar nga,   z. Suela Lala në Shqipëri dhe tre student nga Serbia, u  mbajt një leksion i hapur me temë “Të rinjtë mbështesin nismën për ndalimin e armëve bërthamore.”

Të pranishëm në auditor ishin studentët e stafi akademik të cilët u përshëndetën nga Prof. As. Dr. Simon Gega. Më pas, përfaqësuesit nga Lëvizja ICAN, Serbi, mbajtën disa referate të shkurtra në lidhje me, natyrën, koston dhe rrezikshmërinë e armëve kimike, bakteriologjike e bërthamore. Evenimenti me i veçantë i këtij aktiviteti ishte fjala e Suela Lala, e cila, pavarësisht nga mungesa e gjymtyrëve, për shkak të ngjarjeve të 1997,  me forcën e saj për të jetuar dhe luftuar, përcolli një mesazh për të gjithë. Me mundësitë e kapacitetet që secili ka mund të gjej e të japë maksimalen për shoqërinë dhe për vete. Ai duhet të jetë aktiv dhe në kërkim të vlerave të veta për shoqërinë.  Në këtë kuadër  një ndërgjegjësim global, për parandalimin e armëve kimike e bakteriologjike dhe atomike është pjesë e një pune intensive për çdo qenie njerëzore. Në këtë drejtim, theksoj ajo, çdo qenie njerëzore duhet të ndihet  e barabartë me të tjerët në të drejta.

Aktiviteti kishte si qëllim kryesor, rritjen e shkallës së ndjeshmërisë së opinionit publik, për dëmet që shkaktojnë armët bërthamore, për të krijuar një shkallë të lartë ndërgjegjësimi për domosdoshmërinë e një traktati ndërkombëtar në këtë fushë.

Koha nuk merret borxh, armët bërthamore nuk i zgjedhin njerëzit, racat, moshat, por së bashku si qenie njerëzore, ti themi: “Ndal prodhimit e përdorimit të armëve bërthamore”

Aktiviteti u mbyll me një foto të përbashkët, tashmë një traditë e bukur  për aktivitete të tilla.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al