50 të Rinjtë e Vitit 2015 në Shqipëri

CRCA Albania në mbështetje të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, në muajin Qershor të këtij viti, hapi thirrjen për nominime në kuadër të nismës “50 të Rinjtë e Vitit 2015 në Shqipëri”. Kjo nismë synonte që vetë të rinjtë të identifikonin, rendisnin dhe vlerësonin publikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që më së miri përgjatë vitit 2015 kanë sjellë një ndryshim të matshëm në shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku kontribuojnë.

Në kuadër të konkursit “50 të Rinjtë e Vitit 2015” studenti jonë më i mirë dhe njëkohësisht kryetari i Qeverisë Studentore të Akademisë Profesionale të Biznesit, Ledio Shyti, u vlerësua dhe u rendit në vendin e 2-të për arritjet dhe kontributin e tij nëpërmjet nismave të ndërrmara në mbështetje të shoqërisë civile dhe komuniteteve në nevojë. Ky vlerësim prestigjioz është frut i një pune të palodhur dhe të një angazhimi aktiv të Ledios në aktivitete studentore, nisma civile dhe organizata e forume të ndryshme rinore.

Por këto arritje nuk mbarojnë me kaq, pasi pjesë e ketij vlerësimi ishte gjithashtu dhe studentja jonë e dalluar, Flogerta Krypi, e cila u vlerësua dhe u rendit në vendin e 10-të nder 50 të rinjtë e vitit 2015. Gjithashtu, Flogerta njihet si një person i përkushtuar dhe shumë aktive e shoqërisë civile, fituese e nje sërë cmimesh kombëtare e ndërkombëtare. Ndërkohë ne si institucion arsimor ndihemi krenar që edukojmë e rritim, jo vetëm me dijet më të përditësuara akademike por dhe me vlerat më të spikatura qytetare, studentë që sot janë shëmbulli më i mirë për të rinjtë dhe shoqërinë e sotme shqiptare.

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al