Open Day "Të rinjtë drejt një të ardhme të orientuar"

Në kuadër të axhendës së aktiviteteve të organizuara nga Qeveria Studentore dhe me mbështetjen e APB, sot u organizua OPEN DAY me fokus “Të rinjtë drejt një të ardhme të orientuar”.

Akademia i falenderoi studentët e saj për pjesëmarrjen e në këtë bisedë-leksion të hapur, që tashmë është bërë një traditë e mirë e mjedisit tonë universitar. Kjo tematikë merr një rëndësi të dorës së parë në akademinë tonë e cila ka në misionin e saj strategjik jo vetëm krijimin e një oferte akademike konkuruese, në përgatitjen e profesionistëve më të mirë të fushës së ekonomisë dhe drejtësisë, por po aq dinjitoze në edukimin e brezave të studentëve tanë me vlerat më të mira njerëzore në shërbim të proceseve të integrimit social ekonomik dhe politik shoqërisë shqiptare në familjen europiane.

Ky Forum debatues, që ka patur dhe do të vijojë të ketë aktorët më në zë të shoqerisë civile, shoqatave dhe kategorive profesionale, ekzekutivit si dhe operatorëve më të suksesshëm të sipërmarrjes në vend, do të shërbejë si një gjenerator idesh për zhvillimin e arsimit profesional me synimin ambicioz që APB të bëhet një model i arsimit të lartë që kombinon standardet më të larta akademike me aplikimet e botës reale.

Dje, sot dhe ngahera për APB c'do student është një investim për të ardhmen e një shoqerie më të mirë! Ndaj dhe sot kishim nderin të prezantonim disa të rinj të suksesshëm që në kuadër të nismës “50 TË RINJTË E VITIT 2015 NË SHQIPËRI” u vleresuan për kontributin e jashtëzakonshem që ata dhanë për shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku ponojnë. Në konkursin “50 të Rinjtë e Vitit 2015” studenti ynë më i mirë dhe njëkohësisht kryetari i Qeverisë Studentore i APB-së, Ledio Shyti, u vlerësua dhe u rendit në vendin e 2-të për nismat dhe arritjet e tij në mbështetje të shoqërisë civile dhe komuniteteve në nevojë si dhe një angazhimi aktiv në aktivitete studentore, nisma civile dhe organizata e forume rinore. Por këto arritje nuk mbarojnë me kaq, pasi pjesë e ketij vlerësimi ishte gjithashtu dhe studentja jonë e dalluar, Flogerta Krypi, e cila u vlerësua dhe u rendit në vendin e 10-të ndër 50 të rinjtë e vitit 2015. Gjithashtu, Flogerta autore e disa romaneve, vlerësuar nga kritika si një talent potencial i letërsisë shqipe, aktiviste e palodhur e shoqërisë civile, njëkohësisht fituese e një sërë cmimesh kombëtare e ndërkombëtare. Ndërkohë në institucion ndihemi vertetë krenar që edukojmë e rrisim, jo vetëm me dijet më të përditësuara akademike por dhe me vlerat më të spikatura qytetare, studentë qe sot janë shëmbulli më i mirë për të rinjtë dhe shoqërinë e sotme shqiptare.

Së fundmi një thënie e mencur thotë se “Nje i ri pa përkushtim, është si një trup pa jetë”, ndaj dhe sot kishim kënaqësinë të ftonim një njëri që falë entuziasmit, vullnetit dhe kurajos aplikohet me përkushtim të pashoq si menaxher në administrimin e këtij qyteti, pedagog, aktivist i shoqërisë civile dhe rinisë, Njeriun e Vitit 2015, Z. Erindi Bejko.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al