Vajzat e APB në fazën e fundit të konkurimit "Young Women as job creators" organizuar nga Shoqata e grave afariste me bashkëpunimin e APB

Datë 9 shkurt 2016, katër vajzat më të mira sipërmarrëse të APB të cilat patën idenë më të mirë të biznesit ishin të pranishme në një takim me "Swiss Foundation for Technical Cooporation" dhe SHGPAZ (Shoqata e grave profesioniste, afariste dhe zejtare). Ky takim erdhi si fazë përmbyllëse e projektit "Young Women as job creators'', i organizuar nga Union  of Mediterranean (UfM) dhe AFAEMME (Association of Organisations of Mediterranean Business Women), financuar nga Principata e Monacos dhe Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, Shoqata e Grave Biznesmene të Shqipërisë (SHGPAZ) pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me Akademinë Profesionale të Biznesit. Qëllimi i Swiss contact është promovimi i zhvillimit privat ekonomik dhe social në vendet e Europës jug-lindore përmes shërbimeve këshillimore, trajnim dhe arsimim të vazhdueshëm. Ndërsa qëllimi i SHGPAZ, është mbështetja e femrave në krijimin apo promovimin e biznesit të tyre.

Studentet tona prezantuan projektet e tyre inovatore. Në këtë takinim ishin të pranishme edhe studente të universiteteve të tjera në Shqipëri. Dy idetë më të mira do të përzgjidhen dhe fitueset do të fitojnë mundësinë e një trajnimi tre mujor në fushën e biznesit, në Barcelonë ose në Luxenburg.

I urojmë suksese në këtë garë vajzave studente të APB dhe i falenderojmë për pjesëmarrjen dhe kontributine  tyre në këtë aktivitet.


 

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al