Takim i Hapur me Znj. Flutura XHABIJA

Në kuadër të festave të 7-8 Marsit, në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Sfidat dhe arritjet e një gruaje të suksesshme”, ku e ftuar ishte Znj. Flutura Xhabija – Kryetare e Shoqatës së Grave Biznesmene. Gjatë takimit, Znj. Xhabija foli rreth vështirësive dhe barrierave që femrat hasin shpesh në fushën e biznesit dhe karrierën e tyre profesionale. Por nga ana tjetër Znj. Xhabija bëri thirrje dhe ftoj të gjitha femrat që të jenë pjesë aktive e shoqërisë, dhe të bashkëpunojnë me tepër me njëra-tjetrën, në mënyrë që rruga e tyre drejt suksesit dhe karrierës profesionale të jetë edhe më e lehtë. Ky takim u ndoq me një vëmendje të veçantë nga studentë dhe pegagogë të Akademisë, të cilët u bënë pjesë e diskutimit nëpërmjet pyetjeve të ndryshme që ata i drejtuan Znj. Xhabija.

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al