Përfaqësuesja e Akademisë Profesionale të Biznesit në gjysëmfinalen e Ligës II-të Universitare të Futbollit të Sallës 2016

Nën moton, “Për sportin si një vlerë e shtuar'” Shoqata Sportive Minifutbolli Shqiptar, organizoi për të dytin vit edicionin e 2 të Ligës Universitare Futsal 2016. Përfaqësuesja e Akademisë Profesionale të Biznesit për të dytin vit rradhazi arriti në gjysëmfinalen e Ligës II-të Universitare të Futbollit të Sallës 2016.  Në këtë aktivitet sportiv që u organizua nga Shoqata Sportive “Minifutbolli Shqiptar” si dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, morën pjesë shumë skuadra perfaqësuse nga univeristete publike dhe jopublike për të vënë në pah jo vetëm vlerat akademike por edhe ato sportive në kampuset universitare në Shqipëri. Përfaqësuesja e Akademisë Profesionale të Biznesit startoi me sukses ndeshjet në grupin A duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

Në ndeshjen çerekfinale të Ligës Universitare 2016, skuadra përfaqësuese e APB u përball me skuadren perfaqësusese të Universitetit të New Yorkut duke e fituar me rezultatin 5-2. Në këtë ndeshje skuadra jonë u përfaqësua me një lojë të bukur duke siguruar gjysëmfinalen e Ligës Universitare të Futsallës 2016. Në ndeshjen gjysemfinale skuadra përfaqësuese e Akademisë së Biznesit u përball me Universitetin e Tiranës. Në një ndeshje e cila u luajt si një finale e vërtetë, skuadra jonë dhe pse u mund me rezultatin (7-4) u përfaqësua me një lojë dinjitoze ku mbizotëroi shpirti i gares dhe fairplay sportiv.

Të gjithë djemtë e APB me rradhë nga Dervishi (c), Kola, Memaj, Likcani, Ferra, Taga, Kërçuku, Krasniqi, Mata, Hoxhaj, Shehu, Karruka, Çela, Myftaraj nën drejtimin e Komisarit Teknik Z. Enis Fita, mbështetjen e Administratorit të APB-së Z. Ardi Bezo si dhe punën e menaxherit të eventeve Z. Ledio Shyti, me fitoret e merituara dhe lojën e bukur, treguan se ishin të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushe duke na bërë të ndihemi krenar për këtë fanellë që bart vlera sportive e qytetare!

 

Ne sot hodhëm një hap, por e hodhëm të sigurtë pasi nesër ndoshta së bashku mund të fluturojmë!!

Suksese të mëtjeshme djemve të APB,

You Never Walk Alone!!!

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al