APB në panairin “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit”

Akademia Profesionale e Biznesit ishte pjesë e panairit “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit” të realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në datat 26-27-28 Maj 2016. Qëllimi i këtij panairi ishte njohja e maturantëve me mundësitë dhe ofertat e ndryshme akademike të ofruara nga IAL-të publike dhe private. Gjatë këtyre tre ditëve, stenda jonë ishte nga më të vizituarat në këtë panair, ku pati mjaft vizitorë dhe maturantë të interesuar, të cilët u njohën nga stafi si edhe studentët tanë me ofertat akademike, mundësitë si dhe lehtësitë që Akademia Profesionale e Biznesit ofron për të gjithë studentët. Ditën e dytë të panairit, stafi drejtues i Akademisë së Biznesit prezantoi para shumë gjimnazistëve të interesuar duke i informuar rreth programeve të studimeve, ofertave dhe shumë risive që kemi programuar për vitin e ardhshëm akademik.


“Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep mundësi te tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja. 

Sfido veten! Bëhu bashkudhëtar në rrugëtimin tonë, se nuk do të ecësh kurrë i vetëm!”

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al