TAKIMI ME MR. QUENTIN CROWE

Në datat 15 – 17 Qershor 2016, i ftuar nga Akademia Profesionale e Biznesit, ishte për një vizitë pune dhe për një leksion të hapur në Shqipëri Z. Quentin Crowe, Drejtues i “The Marketers’ Forum”, një nga agjencitë më të njohura në botë në lidhje me kualifikimet dhe trainimet e specialistëve të marketingut, që punon ngushtë me Institutin e Autorizuar të Marketingut të Mbretërisë së Bashkuar. Në leksionin e hapur me studentë të niveleve bachelor dhe master profesional e shkencor të Akademisë Profesionale të Biznesit dhe me të ftuar përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar të fushave të ndryshme si telekom, media audiovizive, agjenci marketingu dhe reklame, sektori bankar, etj, Z. Quentin Crowe trajtoi çështjet aktuale dhe teknikat e procedurat moderne të kualifikimeve dhe trainimeve të specialistëve të marketingut në botë në ditët tona dhe për të ardhmen. 

Në përfundim të vizitës u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet “Akademisë Profesionale të Biznesit” dhe “The Marketers’ Forum” për ofrimin e kurseve të kualifikimit dhe trainimit në fushën e marketingut në Shqipëri në bashkëpunim midis Akademia Profesionale e Biznesit dhe “The Marketers’ Forum” dhe për ofrimin e konsulencës në fushën e marketingut për kompanitë shqiptare dhe të huaja që operojnë në trevat mbarëshqiptare.

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al