RAPORTI I PUNESIMIT 2012-2015

 

Akademia Profesionale e Biznesit në përmbushje të  misionit dhe vizionit të saj strategjik  lidhur me pikëtakimin  e  ofertës akademike me kërkesën e tregut të punës jo vetëm që u mundëson studentëve kryerjen  e praktikave profesionale, por  pas  diplomimit u  mundëson hedhjen e hapave të para drejt punësimit dhe zhvillimit të karrierës së tyre profesionale. 

 

Kjo mundësohet falë  bashkëpunimeve dhe partneriteteve që Akademia Profesionale e Biznesit ka  me shoqatat e kategorive profesionale sipas  programeve të studimit që ajo ofron, zyrat kontabël, studiot ligjore si dhe sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha, brenda dhe jashtë vendit. APB ka një rol ndëraktiv me  aktorët  e biznesit, vendas  dhe  të huaj, në kuadër të  këmbimit  të  informacionit,  zhvillimit të praktikave profesionale, transferimit  të njohurive duke qenë kështu një vlerë e shtuar midis aktorëve të arsimit të lartë shqiptar.

 

Suksesi në punësim është ballafaqim  dhe  finalizim i punës së stafit drejtues të institucionit tonë dhe në këtë kontekst  institucioni është thellësisht i interesuar për të ndjekur politika lidhur me punësimin dhe zhvillimin  e  karrierës të  studentëve  të  saj. Gjatë  muajit  janar 2016,  zyra  e  menaxhimit të karrierës në APB kreu  një  studim në lidhje  me  punësimin e studentëve të  diplomuar  në APB për periudhën kohore 2012-2015.  Ky studim  doli  me  disa rezultate  të matshme  lidhur  me statusin e punësimit të studentëve si në vijim:

 

FAKULTETI I EKONOMISË

Janë anketuar 58.7% e studentëve të diplomuar në ekonomi, nga të cilët rezulton se:

• Punësimi i studentëve të diplomuar në Kontabilitet-Financë është  87.8%;

• Punësimi i studentëve të dilpmuar në Menaxhim Biznesi është 91%;

• Punësimi në rang fakulteti është  89.4%.

 

 FAKULTETI I DREJTËSISË

Janë anketuar 64.2% e studentëve të diplomuar në drejtësi, nga të cilët rezulton se:

• Punësimi i studentëve të diplomuar në E Drejtë Penale është 74.3%;

• Punësimi i studentëve të diplomuar në  E Drejtë Civile dhe Tregtare është 75.4%;

• Punësimi në rang fakulteti është 74.8%.

 

 NIVELI PUNËSIMIT NDËR VITE (2012-2015)

• Viti Akademik 2012-2013 punësuar 80.5% e të diplomuarve;

•  Viti  Akademik  2013-2014 punësuar 84% e të diplomuarve;

• Viti Akademik 2014-2015 punësuar 88.6% e të diplomuarve.

 

Punësimi i studentëve në rang institucioni është 84.4%

 

Jemi vertetë krenarë që punojmë e arrijmë rezultate të gjithë bashkë pasi duartrokitjet shuhen me shpejtësi, ndërsa frytet e një pune të mirë mbesin përgjithmonë. Në fund mund të themi se gjithcka mund të kesh, por asgjë nuk mund të marrësh nëse nuk ke kurajën për të ecur përpara!

 

 

 

 

 
 
Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al