Organizata ICCTW (I CAN CHANGE THE WORLD) në bashkëpunim me Këshillin Studentor UAB dhe mbështetjen e Universitetit “Akademia e Biznesit” filloi në mjediset e universitetit, në datat 18-19 dhe 24-25 Janar, për herë të parë trajnimin:


''IT'S YOUR MOVE''!!!

''IT'S YOUR MOVE'', trajnim i dizenjuar nga organizata I CAN CHANGE THE WORLD, ka ne fokusin e saj trajtimin e cështjeve kryesore qe shqetesojnë rininë shqiptare. I krijuar në një formë shumë origjinale ku alternimi i edukimit formal me atë joformal do bëhet nga pjesëmarresit te cilët do jenë epiqendra e këtij trajnimi. Në këtë iniciativë do të bashkangjiten dhe miq nga vënde te ndryshme te botës si Turqia, Italia, Siria, Gjermania që do ndajnë me ne kulturën, zakonet, dijet e gjithcka tjetër ku mund te fitosh ne një shkëmbim kulturor.

Ky trajnim ka për qëllim që të zbuloni të vërteta të mëdha të personalitetit tuaj përmes lojës, të mësuarit, punës në grup, udhëtimit në kohë dhe të qënurit lider. A dëshironi ta jetoni historinë e njerzimit, evolucionin, zbulimet shkencore? A dëshironi të shkruani historinë tuaj? Bëjeni tani lëvizjen tuaj!!!!!!

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al