Përtej Barrierave

Në kuadër të axhendës së takimeve dhe aktiviteteve Qeveria Studentore në bashkëpunim me UAB, organizon ditën e enjte, datë 17 Prill ora 11:00 në sallën 101, një takim me përfaqësues të organizatës ''Përtej Barrierave''. Organizata ''Përtej Barrierave'' është një nga organizatat më të mira në Shqipëri dhe gjithashtu partnere me shumë organizata ndërkombëtare.

Fokusi i këtij takimi do të jetë ''Shërbimi Vullnetarë Europian'' (EVS)

Gjithashtu në këtë takim do të keni mundësinë të njiheni rreth Komisionit Europian, dhe mundësitë që ai ofron në këtë fushë. Për më tepër do të njiheni sesi të bëheni pjesë e këtyre programeve?! Si mund të aplikoni?! Nxitja dhe motivimi i rinisë?! Promovimi i vlerave të përbashkëta, etj.

Gjithashtu pjesë e përfaqësuesve të organizatës do të jenë dhe 5 vullnetarë të huaj, të cilët do të na flasin përreth këtyre cështjeve, dhe eksperiencave të tyre në Shqipëri. Mos mungoni në këtë takim të vecantë, ku do të njiheni më së miri me vlerat e të qënurit i dobishëm për vete dhe për shoqërinë përreth.

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al