Ekonomiksat e vitit të I-rë Master shpallen “Kampion”

Ekonomiksat e vitit të I-rë Master shpallen “Kampion” të Kampionatit të II Kalceto “Akademia e Biznesit 2013-2014”Në mbrëmjen e së martës datë 15 prill 2014 në kompleksin Ardeno, u zhvillua finalja e madhe e Kampionatit II Kalceto UAB 2013-2014 midis Kursit I Msc FE dhe Kursit I Bsc FD. Në nje natë të paharruar mes emocionesh loje të bukur dhe një atmosfere të zjarrtë nga tifozë të shumtë mbeshtetës, takimi u mbyll me rezultatin 6-1 në favor të masteristave ekonomiksa. Një urim krejt i vecantë për vitparistat e juridikut: Saraci, Likcani, Spahiu, Dedja, Memaj dhe Guri të cilët u përballën në këtë sfidë me dinjitet, korrektësi dhe qytetari kampionësh. Si një finale e vërtetë, ndeshja ka qenë mjaft e fortë nga të dyja skuadrat, që kërkonin me ngulm trofeun, megjithatë në fund ishte ekipi i ekonomiksave të vitit të parë master të cilët pasi zhvilluan një lojë të bukur, si në aspektin taktik ashtu dhe atë teknik, merituan të ngrenë lart Kupën e II-të të këtij kampionati. Djemtë e Kursit I Msc FE: Shehu, Spahiu, Cani, Kadiu, Cela, Hënaj, Qylanxhiu dhe Kulemani, pas një ecurie të shkëlqyer gjatë gjithë sfidave kurorëzohen KAMPIONË për edicionin e II-të të këtij kampionati. URIME EKIPIT KAMPION!!!!

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al