KOMUNIKATË  ZYRTARE

Në kuadër të zhvillimeve të ditëve të fundit për problemet e Arsimit të lartë në vend, e konsiderojmë të nevojshme të informojmë sa më poshtë:


“Akademia Profesionale e Biznesit” e vlerëson si domosdoshmëri jetike, nevojën për reformim dhe hapat që po realizon Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qeveria Shqiptare për përmirësimin e cilësisë së Arsimit të lartë në Shqipëri.

Akademia Profesionale e Biznesit, me stafin e saj akademik të zgjedhur, të brendshëm dhe të jashtëm, ka realizuar një performance që vërteton se, punon me standarde akademike cilësore shumë të larta dhe me objektiva që, studentët e saj në përfundim të studimeve, të jenë të aftë të punojnë dhe të fitojnë sfidat në një ekonomi jo vetëm lokale, por edhe globale.

Veprimtaria e Akademisë Profesionale të Biznesit nga themelimi dhe liçencimi i saj, është kryer e zhvilluar në përputhje me kërkesat e ligjit dhe akteve nënligjore që rregullojnë këtë fushë.

Në një kohë kur realiteti shqiptar në fushën  e edukimit në arsimin e lartë ka qënë shoqëruar me shumë probleme dhe fenomene negative, Akademia Profesionale e Biznesit ka mundur ta sfidojë këtë realitet dhe të realizojë një process shkollimi dhe edukimi të shkëlqyer, me të gjitha parametrat dhe standardet e cilësisë, duke ngritur në nivelin më të lartë rregullin, disiplinën e studentëve dhe pedagogëve, mësimdhënien dhe punën studimore, kërkimore dhe shkencore.

Nëpërmjet Institutit për Studime dhe Aplikime në Biznes (ISAB), Akademia ka dhenë një kontribut të padiskutueshëm në rrethet e profesionistëve të kontabilitetit dhe finances,  për realizimin e edukimit gjatë gjithë jetës, duke trajnuar dhe kualifikuar profesionistët e ekonomise dhe finances, të cilët në Provimet e Shtetit për të fituar Titullin Profesional “Kontabël i Miratuar” dhe/ ose “Ekspert Kontabël i Regjistruar”, kanë fituar me 15-20% më shumë se mesatarja e Republikës. Akademia mbështet dhe përgatit studentët e saj për një të ardhme të orientuar, profesionale dhe në favor të nevojës së tregut dhe punësimit të tyre.


Pas kontrollit  dhe publikimit të Raportit të MAS, për zbatimin e ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri publike dhe private, Akademia Profesionale e Biznesit ka shkëmbyer komente dhe mendime me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për të qartësuar pozitën e saj.

Megjithatë, masa e pezullimit për Akademinë Profesionale të Biznesit, ështëdhënë e kushtëzuar me plotësimin e disa rekomandimeve dhe dokumentacionit të nevojshëm, për organizimin, drejtimin dhe funksionimin më të mirë të saj. Stafi drejtues i Akademise Profesionale të Biznesit, ka organizuar punën për plotësimin shumë të shpejtë të këtyre rekomandimeve dhe dokumentacionit përkatës, me qëllim që të fillojmë sa më shpejt procesin e pranimeve të reja për vitin akademik 2014-2015.

Nënvizojmë për tëgjithë studentët dhe pedagogët tanë se zhvillimi i procesit mësimor do të vijojë normalisht pa asnjë problematikë.

Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin!

 

Akademia Profesionale e Biznesit

Zyra e marrëdhënieve me jashtë.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al