Flash Mob me moton ‘’We are Europe’’

FLASH MOB / 9 MAJ 2014

Në kuadër të axhendës së aktiviteteve për Ditën e Europës, Qeveria Studentore APB në bashkëpunim me studenten Flogerta Krypi dhe mbështetjen e Akademisë Profesionale të Biznesit organizuan paraditen e 9 Majit një Flash Mob me moton ‘’WE ARE EUROPE’’. Duke qënë se 9 Maj është dita e Europës dhe se Shqipëria është në prag të marrjes së statusit “kandidat”, u mendua që përvec Konkursit të Esesë “EUROPA IME” këtë ditë të realizojmë gjithashtu me studentët tanë dhe një video mesazh.

Ky Flash Mob u realizua me 28 studentë të cilët mbajtën veshur bluzat e vëndeve anëtarë të BE-së duke krijuar një rreth brenda të cilit ishte flamuri Shqiptar. Pastaj mbajtësi i bluzës me flamurin grek (si mbajtës i presidencës së radhës) tha: “Will Albania get the status candidate this time”? Dhe më pas të gjitha vëndet (studentët) dhanë votën e tyre pro marrjes së statusit të vendit kandidat nëpërmjet një kartoni jeshil që mbanin në duart e tyre.

Pas përfundimit të votimit studentët thirrën njëzëri: ‘’WE ARE EUROPE’’.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al