Address:Rr.“ Vangjel Noti” Nr 25, Laprakë, Tiranë. Tel. 04 2 454 893. Mob: 067 40 08 880; 0674008881: 067 40 63 042.

Web: www.apb.edu.al. Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Thirrje për punime

 

KONFERENCA E 3NDERKOMBETARE

25 Prill2015

 Tiranë, Shqipëri

 

Zhvillimi i Qendrueshëm dhe Përmirësimi i Cilësisë së Jetës në Shqipëri Përmes Procesit të Integrimit në Bashkimin Europian

 

Akademia e Profesionale e Biznesit ka kënaqësinë të ftojë për paraqitje të punimeve për t’u paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare “Zhvillimi i Qendrueshëm dhe Përmirësimi i Cilësisë së Jetës në Shqipëri Përmes Procesit të Integrimit në Bashkimin Europian”, më 25 Prill2015.

Qëllimi kryesor i konferences është të sigurojë një qasje akademike dhe profesionale si dhe të nxisë diskutimin mbi zhvillimet më të rëndësishme dhe të sotme me  fokus në ekonomi dhe drejtësi  mbi zhvillimin e qendrueshëm  dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe të vendosë një rrjet të qendrueshën ndërmjet akademikëve, profesionistëve dhe biznesit. Përfshirja në proceset integruese të Bashkimit Europian është synimi kryesor për Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë, në rrugën për anëtarësim në BE.  Sot, ne i vemë theks rëndësisë së përvojave në diskutim, modeleve të pohimit dhe propozimeve lidhur me  zhvillimin e qendrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës përmes proceseve integruese të vendeve të Ballakanit në BE.

Zhvillimi i qendrueshën dhe përmirësimi i cilësisë së jetës konsiderohet si një nga rrënjët që BE ka për dimensionin aktual si një koezion politik. Synimi i konferences është të nxitë debatin mbi prirjet aktuale dhe perspektivat mbi zhvillimin e qendrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në BE dhe arritjet e dëshiruara nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Konferenca ka një shtrirje të dyfishtë, në studimet në fushat e drejtësisë dhe ekonomisë duke nxitur bashkëpunimin në punime shumëdisiplinore.  

Bazuar në këto të dhëna, konferenca do të fokusohet në këto çeshtje kryesore:

 

Çështje në Ekonomi:

·        Shqipëria dhe procesi i zhvillimit të qendrueshëm

·        Organizimi dhe inovacioni i biznesit

·        Dinamika e relacioneve biznes-biznes

·        Ndikimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor mbi zhvillimin e qendrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës

·        Qeverisja e korporatave, performanca,ndërmarrjet dhe modelet organizative

·        Modelet e rritjes ekonomike dhe sfidat e së ardhmes

·        Zhvillimi i ndërmarrjeve vendore dhe rajonale

·        Integrimi dhe harmonizimi fiskal

·        Investimet e huaja direkte

·        Llogaria e gjelbër dhe zhvillimi i qendrueshëm

·        Manaxhimi i burimeve njerëzore dhe ndërmarrjet

·        Skemat e financimit të sigurimeve dhe pensioneve si pjesë e përmirësimit të cilësisë së jetës

·        Politikat e sektorit publik

·        Remitancat dhe ndikimi i tyre në Shqipëri

·        Performanca e SME-ve dhe rëndësia e tyre në procesin integrues

·        Zhvillimi i qendrueshëm dhe përmirësimi i cilësisë së jetës

 

Çështje në Drejtësi:

·        Të drejtat shoqërore dhe ekonomike në dokumentet kushtetuese

·        Punësimi dhe kodi i punës

·        Integrimi social dhe qytetaria e BE-së

·        Pensionet dhe reforma e financimit të pensioneve

·        Ndihmat e shtetit

·        Drejt ligjit privat të BE-së

·        Drejt zones së ligjit të përbashkët europian

·        Ligji administrativ i BE-së

·        Harminizimi i ligjit fiskal dhe i taksave

·        Autoritetet e pavarura në Shqipëri dhe në BE

·        Të drejtat e pronësisë intelektuale

·        Partneriteti publik - privat

·        Strategjia për energjinë drejt BE-së

·        Kodi penal mbi mbrojtjen e burimeve natyrore

·        E drejta e pronës, manaxhimi i tokës dhe burimeve ujore

 

PARAQITJA E PUNIMEVE DHE DISKUTIMEVE

Konferenca do të zhvillohet në séancë plenare dhe në panele të veçanta. Çdo folës (përveç folësve kryesorë) kanë në dispozicion 15-20 minuta për të paraqitur çeshtjet dhe përfundimet e tyre. Pasparaqitjes së punimeve çdo sesion do të ketë një moderator, që flet mbi punimin dhe drejton diskutimet. Pjesëmarrësit (autorët) duhet t’i paraqesin vetë punimet e tyre gjatë sesioneve të paneleve.

 

UDHEZIME PER ABSTRAKTET E AUTOREVE

Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 300 fjalë dhe të tregojë qartë qëllimin, metodologjinë dhe përfundimet e punimit. Autorët mund të tregojnë çeshtjen e konferences në të cilën kanë punimin dhe të japin 4-5 fjalë kyçe.

Jeni të lutur të jepni emrin, titullin ose gradën, adresën e plotë, përkatësinë dhe çeshtjen e konferences. Abstraktet duhet të dërgohen me e-mail tek Dr. Enis Fita This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.   para 28 shkurtit 2015.Gjuhët e konferences janë shqip dhe anglisht.

Udhëzimet për aplikim do të dërgohen tek autorët mbas njoftimit për pranimin e abstraktit (05 Mars 2015).

 

DATA TE RENDESISHME

·        28 shkurt 2015              Afati për dorëzimin e abstrakteve

·        5 mars2015                 Njoftimi i pranimit të abstrakteve

·        21 mars2015               Afati i dorëzimit të punimeve

·        5 prill2015                  Njoftimi për pranimin e punimeve

 

TARIFAT DHE DETAJE TE TJERA

Tarifa e pjesëmarrjes në konference dhe punim është 50 EURO (7.000 LEK) (për autorin e dytë tarifa është 20 EURO).  Tarifa përfshin certifikatën e pjesëmarrjes, një kopje të materialeve të konferences (e shtypur), pushimet e kafesë dhe drekën e konferences (25 prill 2015).

 

VENDI

Akademia Profesionale e Biznesit, Tiranë, Shqipëri

 

KONTAKTET

Për pyetje ose informacione lidhur me konferencën lutemi të kontaktoni pa hezitim Dr. Enis Fita,  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

Lutemi vizitoni faqen tonë:http://www.apb.edu.al

call-for-paper-OK

Conference 2015 part2

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al