Address:Rr.“ Vangjel Noti” Nr 25, Laprakë, Tiranë. Tel. 04 2 454 893. Mob: 067 40 08 880; 0674008881: 067 40 63 042.

Web: www.apb.edu.al. Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

 Tiranë, më 06.02.2015

 

N J O F T I M

 

NË DATËN 11 SHKURT 2015, ORA 15.00

 

FILLON  SESIONI I TRAINIMEVE PËR  STANDARDET KOMBËTARE DHE NDERKOMBËTARE TË KONTABILITETIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR (SKK dhe SNK/IAS-IFRS),  TË VLEFSHME  PËR  TË FITUAR  PROVIMIN E SHTETIT  PËR  TITULLIN  “ Ekspert Kontabël” dhe “Kontabël I Miratuar”.

 

Instituti per Studime dhe Aplikime ne Biznes (ISAB) pranë Akademisë Profesionale të Biznesit ka filluar realizimin e kurseve të Trajnimit për “Standardet Kombetare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të Raportimit Financiar dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të nevojshme për implementimin e tyre”.

 

Trainimi zhvillohet për specialistët dhe profesionistët e Fushës së Kontabilitetit, të Auditimit, të Bankave, Kompanive të Sigurimeve, të Korporatave dhe kompanive publike dhe private, punonjës të strukturave Fiskale dhe të Auditimit të Administrates Publike e Private etj, të cileve sipas Ligjit 9228 date 29.04.2004 ”Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” i ndryshuar, u kërkohet të mbajnë kontabilitet dhe të raportojnë sipas standardeve kombetare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar.

 

Duke vlerësuar se:

 

  1. Në kuadër të hapave dhe Reformave që po bën Qeveria Shqiptare për harmonizimin e legjislacionit ne fushen e kontabilitetit dhe auditimit me atë europian, dhe përmirësimin e cilësisë dhe transparences së raportimeve financiare nga ana e kompanive dhe korporatave shqiptare, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit(KKK) në kuadër të një projekti të Bankës Botërore, me financim të Qeverisë Zviceriane, me asistencë të huaj, gjate vitit 2014 ka realizuar ripunimin dhe përmirësimin e te gjitha (14 SKK) Standardeve Kombetare të Kontabilitetit duke kryer harmonizimin e tyre me kërkesat e Standardeve Nderkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (IFRS për SME).
  2. Ndërkohë, po nëpërmjet këtij projekti, KKK ka kryer edhe rishikimin, përditësimin dhe publikimin në gjuhën shqip, të të gjitha Standardeve Nderkombëtare të Raportimit Financiar, të detyrueshme për tu zbatuar nga kompanite më të mëdha dhe të rëndësishme të tregut shqiptar(bankat tregtare, kompanite e sigurimeve, kompanite e huaja qe mëmat raportojne sipas IFRS etj).
  3. Pjesë e posaçme në këtë projekt është edhe rritja dhe fuqizimi i rolit dhe misionit të Bordit të Mbikqyrjes Publike të profesioneve kontabël, që nëpërmjet mbikqyrjes dhe kontrollit të misioneve te audituesve (EKR) dhe sherbimeve të profesionisteve te kontabilitetit (KM e të tjerë), synon përmirësimin e cilësisë së raportimeve financiare të kompanive në vëndin tonë dhe dhënien e sigurisë investitorëve dhe publikut, se biznesi në Shqipëri zhvillohet në një ambjent të regulluar dhe me transparencën publike të nevojshme.
  4. Reformat që po ndërmerr Qeveria e re, sa i takon miratimit të Paketës së re Fiskale, me forcimin e rolit dhe të kontrollit nga Strukturat e Tatime-Taksave, me Forcimin e rregullit dhe formalizimin e ekonomise shqiptare etj.

 

Nevojitet që, stafet profesionale të financës, kontabilitetit, të auditimit e të gjithë kompanive dhe bizneseve shqiptare, apo të gjithë profesionistet e lirë të pavaruar, të bëjnë përditësimin dhe përvehtësimin e të gjitha ndryshimeve dhe përmirësimeve që kanë pësuar standardet kombetare dhe ato nderkombetare të kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Qëllimi kryesor i programit të trajnimit është plotësimi me njohuritë e nevojshme dhe të thelluara të  specialisteve dhe profesionisteve, lidhur me zhvillimet kontabël kombetare dhe ndërkombëtare, me rregullat bazë të vlerësimit të elementëve të Pasqyrave Financiare sipas IFRS, për organizimin, mbajtjen e kontabilitetit, përgatitjen e pasqyrave financiare për qëllime të përgjithëshme sipas standardeve dhe auditimin e tyre.

Ky trajnim shërben drejtpërdrejt edhe për kandidatët që duan të konkurojne për të fituar Titullin Kontabël i Miratuar apo Ekspert Kontabël i Regjistruar. Certifikata leshohet per SKK dhe SNK njëherësh. Ajo eshte e njohur nga Bordi i Mbikqyrjes Publike të Profesioneve, IEKA dhe Autoriteti i Certifikimit per qellim të regjistrimit për provim. Ne trajnim punohen edhe Tezat e provimeve te viteve te shkuara per Ekspert, apo Kontabel i Miratuar. 

Eksperienca e viteve të shkuara ka treguar se: Kandidatët që trainohen pranë AKADEMISË PROFESIONALE TË BIZNESIT, kanë rezultuar FITUES të Provimit të shtetit për rreth 15% më shume se mesatarja e Republikës.

Kursi i Trainimit realizohet nëpermjet zbërthimeve të standardeve kombëtare dhe nderkombetare si dhe sqaruesve dhe situatave aplikative të tyre. Nëpermjet moduleve të përgatitura posaçërisht qartesohen standardet që kane dhe aspekte te lidhjeve funksionale dhe llogjike ne zbatimin e tyre, gjatë procesit të hartimit të Pasqyrave Financiare.

ISAB ofron: 

 

  • Realizimin e programit bëhet për 28-30 orë ose për 5 ditë, në 2 fundjava, me 2 ose 3 ditë në jave, duke filluar nga dita e Enjte dhe e Premte nga ora 15.00 deri ne oren 20.30 dhe të shtune nga ora 8.00 deri në orën 14.00.
  • Tarifa per cdo pjesmarres eshte 15 000 Lekë.
  • Trajnimi do te kryhet ne ambjente te kondicionuara të Akademisë Profesionale të Biznesit dhe me pajisje didaktike moderne te mesimdhenies.
  • Pjesmarresit do te perfitojne falas Dosjen e punes me te gjitha materialet e kursit.
  • Ne perfundim te trajnimit, pjesmarresit pajisen me Certifikatën përkatëse, për SKK dhe SNK, në një të vetme, të njohur nga Ministria. 
  • Nje staf trajneresh (lektoresh), me nivelin dhe kapacitetin me te larte ne vend, nga pikpamja profesionale dhe akademike. (shih Programin e detajuar te kursit).

 

P.S.        Për regjistrim kerkohet: mandati i arketimit te tarifes perkatese, fotokopje e Diplomes  se shkolles, Karten e Identitetit dhe 2 foto dokumentash.

 

D R E J T O R I

  ARDI BEZO

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al