Vizitë e studentëve të APB në kompaninë Alba Beton

Më datën 11 Qershor 2015, në kuadrin e praktikës profesionale dhe të zgjerimit të bashkëpunimit me sektorin privat, studentë nga Akademia Profesionale e Biznesit, Fakulteti Ekonomik, Dega Administrim Biznesi, të drejtuar nga pedagogu i modulit të Manaxhimit të Cilësisë, Dr. Enriko Ceko zhvilluan vizituan kompaninë Alba Beton. Specialistët dhe drejtuesit e Alba Beton prezantuan kompaninë dhe kuadrin ligjor në të cilin kjo kompani mbështetet në aktivitetin e saj dhe më tej spjeguan sistemin e manaxhimit të cilësisë dhe rolin dhe rëndësinë e standarteve në biznes. Studentët gjithashtu u njohën me proceset e prodhimit të kësaj kompanie dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të kësaj kompanie, përfshirë edhe testimet për produktin dhe mirëmbajtjen dhe kalibrimin e mjeteve dhe pajisjeve.

Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi me studentët të cilët ishin të interesuar si për të patur një informacion të përgjithshëm mbi sistemin e standardizimit dhe mënyrën e funksionimit të tij në sektorin privat.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al