Ja kush janë universitetet më të mira në Shqipëri

Nga Rankimi që është realizuar nga grupi spanjoll CSIC për 6-mujorin e parë të vitit 2015, Akademia Profesionale e Biznesit renditet në vendin e 6-të në rang kombëtar!!!              

Ja dolëm duke marrë këtë vlerësim sepse u përkushtuam c'do ditë me seriozitet dhe këmbëngulje në misionin tonë edukativ, sepse punuam si një trup i vetëm të gjithë së bashku, stafi akademik, pedagogë e bashkëpunëtorë shkencorë si dhe ju studentë që me rezultatet tuaja dhe dëshirën për dije na bëni të besojmë në rrugëtimin tonë!                                          

Të arrish objektiva dhe ti kalosh ato nuk është e lehtë, por kërkon këmbëngulje e vazhdimësi për këdo që aplikohet me ambicie për të ndërtuar një ardhmëri më të mirë!                            

Urimeeee! Jemi vërtetë krenarë që punojmë e arrijmë rezultate të gjithë bashkë pasi duartrokitjet shuhen me shpejtësi, ndërsa frytet e një pune të mirë mbesin përgjithmonë! Për NE cdo arritje është si një hap për një fillim të ri që është i destinuar mos të mbarojë asnjëherë. Kjo na bën që të reflektojmë mbi gjithcka kemi kaluar dhe mësuar duke na mbushur me gëzim dhe duke na nxitur të provojmë eksperienca të reja me qëllim që ta bëjmë c'do ditë të re, të vecantë dhe asnjëherë njëlloj me atë që lëmë pas!                                          

Në fund mund themi se gjithcka mund të kesh, por asgjë nuk mund të marrësh nëse nuk ke kurajën për të ecur përpara!!!!

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al