INFORMACION MBI ZHVILLIMIN E SEZONIT TË PROVIMEVE TË VJESHTËS PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015

(08-17 SHTATOR 2015)

 

Bazuar në ligjin Nr. 9741, date 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e shqipërisë” i ndryshuar, në statutin e APB dhe në nenin 6 të rregullores “Për procedurat e provimeve” në APB, miratuar me Vendimin e Senatit Akademik nr.9, datë 05.11.2014, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Drejtësisë në APB, shpall “Sezonin e Provimeve Vjeshtë 2015” për studentët, që vazhdojnë studimet në programet “Bachelor” dhe “Master” në fakultetet respektive nga data 08 deri më 17 Shtator 2015.

 

Procedurat që do të zbatohen gjatë këtij sezoni janë si më poshte:

 

1. Në këtë sezon studentët kanë të drejtë të japin deri në 6 (gjashtë) provime. Brenda këtij numri përfshihen: lëndë nga viti akademik 2014-2015; deri në 2 (dy) lëndë për përmirësim note nga disiplina të kurseve respektive zhvilluar në vitin akademik 2014-2015, kundrejt kërkesës së paraqitur me shkrim nga studenti në sekretarinë mësimore, si dhe detyrime të prapambetura nga vitet e kaluara.

 

2. Studenti nuk mund të futet më shumë se në dy provime brenda një dite.

 

3. Afati i regjistrimit të studentëve është nga data 10 deri më 31 Gusht 2015. Regjistrimi bëhet pranë sekretarisë mësimore nga ora 09:00 deri në ora 18:00  ose në rrugë elektronike deri më datë 31Gusht në adresat: 

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  /   This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  ose   This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

4. Studentët që kanë detyrime të prapambetura regjistrohen në çdo provim kundrejt një tarife prej 50 Euro.

 

5. Studenti nuk ka të drejtë të futet në provimin e një lënde me vazhdim lidhjeje kur nuk ka fituar në provimin e pjesë së parë të lëndës në lidhje.

 

6. Provimet do të zhvillohen në orën dhe datën e përcaktuar në grafikun e shpallur dhe publikuar në hapësirat përkatëse të institucionit. Për më tej informohuni drejtpërdrejtë në sekretaritë mësimore të fakulteteve respektive të APB

 

Faleminderit për vëmendjen!

 
Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al