Shikoni rankimin e fundit te Universiteteve nga Cybermetrics Lab!

Nga rankimi i fundit i Cybermetrics Lab, një nga grupet më të mëdha kërkimore me qendër në Spanjë, që organizon çdo 6 muaj renditjen e Universiteteve botërore ku përfshihen rreth 20 mijë institucione të arsimit, Akademia Profesionale e Biznesit renditet në vendin e 9-të në rang kombëtar dhe e 4-ta si Institucion i arsimit të lartë jo publik më i vlerësuar në Shqipëri!!!

Kjo renditje përcaktohet bazuar në një metodologji që merr parasysh aktivitetin e universiteteve si dhe popullaritetin e prezencës online.

Ja dolëm duke marr këtë vlerësim sepse u përkushtuam cdo ditë me seriozitet dhe këmbëngulje në misionin tonë edukativ, sepse punuam si një trup i vetëm të gjithë së bashku, stafi akademik, pedagogë e bashkëpunëtorë shkencorë si dhe ju studentë që me rezultatet tuaja dhe dëshirën për dije na bëni të besojmë në rrugetimin tonë!

Urimeeee! Jemi vërtetë krenarë që punojmë e arrijmë rezultate të gjithë bashkë pasi duartrokitjet shuhen me shpejtësi, ndërsa frytet e një pune të mirë mbesin përgjithmonë!

Për NE cdo arritje është si një hap për një fillim të ri që është i destinuar mos të mbarojë asnjëherë. Kjo na bën që të reflektojmë mbi gjithcka kemi kaluar dhe mësuar duke na mbushur me gëzim dhe duke na nxitur të provojmë eksperienca të reja me qëllim që ta bëjmë cdo ditë të re të vecantë dhe asnjëhere njëlloj me atë që lëmë pas!

Në fund mund themi se gjithcka mund të kesh, por asgjë nuk mund të marrësh nëse nuk ke kurajën për të ecur përpara!!!

 

Klikoni në foto per te kaluar në faqen zyrtare te Webometrcs Lab.

 

 

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al