NJOFTIM PËR FILLIMIN E SESIONIT TË TRAJNIMEVE PËR SKK/SNK.

Në datën 04 Mars 2016, ora 16.00, në ambjentet e Akademisë Profesionale të Biznesit, ISAB (Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes) fillon Sezonin e Trajnimeve dhe të kualifikimeve “Për njohjen dhe zbërthimin e Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar (SKK dhe SNRF)”.

Trajnimi zhvillohet për specialistët dhe profesionistët e Fushës së Kontabilitetit, të Auditimit, të Bankave, Kompanive të Sigurimeve, të Korporatave dhe kompanive publike dhe private, punonjës të strukturave Fiskale dhe të Auditimit të Administrates Publike e Private etj, të cilëve sipas Ligjit 9228 datë 29.04.2004 ”Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” i ndryshuar, u kërkohet të mbajnë kontabilitet dhe të raportojnë sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, apo dëshirojnë të përgatiten si profesionistë të kësaj fushe.

Ky trajnim u shërben më së  miri të gjithë atyre kandidatëve që duan të hyjnë në Provimin e Shtetit për të fituar Titullin Profesional “Kontabel i Miratuar” apo “Ekspert Kontabël i Regjistruar”.

  • Trajnimi fillon ne datën 04 Mars 2016, ora 16.00.
  • Programi do të realizohet në 28-30 orë në 2 fundjava, me 3 dhe 2 ditë në jave (Të Premte, ora 16.00-20.00; Të Shtunë, ora 08.00-14.00 dhe të Djelë, ora 8.00-13.00).
  • Trajnimi do te kryhet ne ambjentet e Akademisë Profesionale të Biznesit me pajisje didaktike moderne te mësimdhenies.
  • Ne përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatën përkatëse, për SKK dhe SNK, në një të vetme, të njohur nga Ministria.

Stafi i lektorëve dhe trajnerëve që realizon trajnimin zotëron nivelin dhe kapacitetin më të lartë në vend, nga pikpamja profesionale dhe akademike.Një pjesë e tyre kanë qënë bashkëautorë të hartimit të Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK), apo pjesë e projektit të realizuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit për përmirësimin e SKK. Ata janë trajnera të certifikuar nga Kompani Ndërkombëtare.

Disa prej Lektorëve/Trajnerave:

  • Ylber BEZO, ZvRektor/President APB, Prof.Asc.Doktor, ish Drejtor i Kontabilitetit për 15 vjet ne Min. Fin. ish anetar i KKK, Pedagog, Trajner.
  • Leandro HAXHI, Prof.Dr. Pedagog ne APB, Konsulent, Kontabel i Miratuar, ish antar i KKK, Trajner.
  • Anila MUSAJ, Doktor, Pedagoge APB, Trainere
  • Flutura KALEMI, Prof.Dr. Pedagoge UBT dhe APB, antare e KKK, Trajnere.
  • Rezarta PERI, Prof. As., Pedagoge FE UT dhe APB, Trajnere.
  • Kledi KODRA, Doktor, Ekspert ACCA, Auditues Nderk, Pedagog APB, Trainer.
  • Ardi BEZO, Dr.Cand. Msc Itali, në FINANCE, Pedagog, Trajner.

 

P.S. Për më tepër informacion mund të na kontaktoni në adresën:

 

Rr. Vangjel NOTI,  pranë Sheshit “ SHQIPONJA”, Laprake Tiranë. 

Tel: 00355 4 2 454 893:  Mob: 067 40 08 880; 068 20 63 042;  

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ; Web: www.apb.edu.al

                                                                                                                  

 
Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al