EUROPE STUDY TRIP

Studentët e Akademisë Profesionale të Biznesit do të jenë pjesë e vizitës studimore në Parlamentin Europian, ku do të ndjekin nga afër seancën plenare, në të cilën do të diskutohet paraqitja e një rekomandimi të mundshëm pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarsimit me Shqipërinë. Krahas kësaj, pas mbarimit të seancës, studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë një diskutim me eurodeputetët dhe drejtues të tjerë të Parlamentit Europian, dhe në përfundim të takimit, studentët do të pajisen me certifikata nga PE. Gjithashtu, pjesë e axhendës së APB-së, do të jetë dhe Këshilli i Europës, ku do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e këtij institucioni. Në përfundim të këtyre takimeve, studentët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e një “open day” në Universitetin Ekonomik të Pragës. Por ky udhëtim nuk mbaron me kaq, sepse gjatë vizitës 7-ditore, studentët do të kenë mundësinë të vizitojnë 7 shtete të BE-së. Konkretisht intenerari do të jetë Shqipëri-Kroaci-Itali-Zvicër-Francë-Gjermani-Ceki-Austri-Kroaci-Shqipëri. Dhe nga udhëtimi do të vizitohen qytete si: Zadar, Como, Lucerne, Strazburg, Offenburg, Kehl, Pragë, Vienë, etj.

 

Për t’u bërë  pjesë e këtij udhëtimi ju duhet të aplikoni brenda datës 25 Mars, duke plotësuar formularin e aplikimit pranë Akademisë Profesionale të Biznesit.  Për më tepër informacion mund të kontaktoni në Cel. 069 53 83 321 dhe E-mail:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Shënim: Në këtë vizitë do të marrin pjesë vetëm 45 persona, të cilët do të përzgjidhen nga stafi organizator i APB-së.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al