Festimi i “Ditës së Europës” në Akademinë Profesionale të Biznesit

Në kuadër të Ditës së Europës, Akademia Profesionale e Biznesit organizoi ditën e hënë datë 9 maj 2016, ora 10:00 një konferencë/leksion të hapur me temë "Hapat dhe sfidat e Shqipërisë drejt integrimit në BE", ku të ftuar ishin Z. Gentian ELEZI - Ekspert për Çështjet e Integrimit (Ish - Zv. Ministër i Integrimit); dhe Z. Sokol DEDJA - Drejtor i Marrëdhënieve me BE, Ministria e Punëve të Jashtme.

Në këtë leksion të hapur mbi Europën, ish - Zv.Ministri i Integrimit Z. Gentian ELEZI diskutoi me shumë interes për studentët mbi prioritetet si dhe ecurinë e procesit të integrimit lidhur me rrugëtimin Europian të Shqipërisë drejt familjes europiane. Ndërsa, Drejtori i Marrëdhënieve me BE pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Z. Sokol DEDJA në diskutimin e tij u fokusua në rolin dhe rëndësinë e politikës së jashtme shqiptare në procesin e integrimit europian. Në fund të takimit studentët e akademisë diskutuan hapur me të ftuarit mbi atë se çfarë është Europa dhe si e perceptojnë ata të qenurit europian nën moton “Të jesh europian jo vetëm me zemër por dhe me mendje”!

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al