APB ka kënaqësinë t'ju ftojë ditën e enjte, datë 16 Qershor në seminarin me Z.Quentin Crowe

Akademia Profesionale e Biznesit ka kënaqësinë t'ju ftojë ditën e enjte, datë 16 Qershor në seminarin me Z.Quentin Crowe - Themelues dhe Menaxher i "The Marketer's Forum".
Me bazë në Britaninë e Madhe, “The Marketer's Forum” trajnon njerëz në fushën e marketingut, për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për t’i ndihmuar ata se si të jenë marketer më të suksesshëm. Fokusi i këtyre trajnimeve është njohja e pjesëmarrësve me metodat dhe njohuritë më të përditësuara në fushën e marketingut, në mënyrë që ata të kenë një përgatitje profesionale mjaft të mirë dhe të kontribuojnë  në suksesin e organizatave ku ata punojnë.

“The Marketer's Forum” punon ngushtë me Institutin e Akredituar të Marketingut në Britaninë e Madhe, që është organizata e profesionistëve të marketingut në Britaninë e Madhe. Ajo përfaqëson anëtarët e saj në qeveri dhe është e përkushtuar për të përmirësuar aftësitë e anëtarëve të saj dhe nivelin e tyre të profesionalizmit. Ajo e realizon këtë rol që nga viti 1911. Ajo ka aktualisht rreth 35.000 anëtarë dhe studentë në tërë botën.

Është Akademia Profesionale e Biznesit ajo që i sjellë për herë të parë këto trajnime në Shqipëri, me synimin e përgatitjes dhe specializimin  e individëve që punojnë në fushën e marketingut. Këto trajnime do të përcillen te të interesuarit nëpërmjet “The Marketer's Forum”, duke aplikuar metodat e të mësuarit bazuar në internet, mësimin në distancë, lidhjen me tutorë në Britaninë e Madhe dhe mësimin ballë për ballë në Shqipëri.

Ne ju ftojmë të merrni pjesë në këtë veprimtari dhe të njiheni për më tepër  me këto trajnime, të cilat tashmë po bëhen një trend edhe në Shqipëri.

Aktiviteti do të zhvillohet  në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit, ditën e enjte, dt. 16 qershor, ora 10:30, salla 201.

Ju mirëpresim!

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al