Të dashur maturantë,
Duke ju falënderuar dhe njëherë për përzgjedhjen e institucionit tonë për vazhdimin e studimeve tuaja të larta, ju njoftojmë se sot u shpallën listat paraprake me studentët e pranuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë.
Ndërkohë për  ata maturantë që nuk janë pranuar, kanë të drejtën e ankimimit deri me datë 8 shtator 2016.
Gjithashtu, ju komunikojmë se të gjithë kandidatët e pranuar duhet të paraqiten pranë institucionit tonë për të kryer procesin e regjistrimit përfundimtar në programet e studimit që kanë aplikuar nga data 13 - 20 shtator 2016 me dokumentacionin e mëposhtëm:

1.  Diplomë të shkollës së mesme ose fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave
2.  Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë)
3.  Raport mjeko–ligjor
4.  Dy fotografi të vogla personale (me përmasa 4x6)

Ndërkohë të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose nuk kanë rezultuar fitues, mund të aplikojnë në raundin e dytë, duke përzgjedhur "Akademinë Profesionale të Biznesit" si një nga 10 preferencat në formularin e aplikimit të raundit të dytë nga data 23 shtator deri me datë 1 tetor 2016.

Suksese!

Më poshtë do të gjeni listat me emrat, ID e maturës dhe profilin e studimeve.

 

Lista e studentëve që kanë fituar në raundin e parë në programet studimore të Fakultetit të Ekonomisë.

 

 

Lista e studentëve që kanë fituar në raundin e parë në programet studimore të Fakultetit të Drejtësisë.

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al