Akademia Profesionale e Biznesit zhvilloi Konferencën Mjedisore me temë: “Mbrojtja e Mjedisit dhe Sfidat e Menaxhimit: Përgjegjësia e Biznesit në Çështjet Mjedisore”

Akademia Profesionale e Biznesit në bashkëpunim me Antea Cement (Titan Group), zhvilloi më datë 29 Prill 2016, konferencën me temë “Mbrojtja e Mjedisit dhe Sfidat e Menaxhimit: "Përgjegjësia e Biznesit në Çështjet Mjedisore”. Kjo konferencë adresoi praktikat bashkëkohore të menaxhimit mjedisor mes një paneli të specializuar folësish të fushës së menaxhimit mjedisor, si  Znj. Stela Pepa, Menaxhere e Mjedisit pranë kompanisë Antea Cement, Znj. Flora Myftari, Menaxhere e Mjedisit pranë kompanisë Coca-Cola, si dhe Znj. Vilma Kola, Specialiste pranë Agjencisë së Monitorimit të Mjedisit GR Albania.

Seksioni i parë i konferencës informoi auditorin mbi problematikën mjedisore në vendin tonë si dhe ofroi shembuj konkret të praktikave më të mira të menaxhimit mjedisor të aplikuara nga kompanitë leader në fushat e prodhimit industrial që operojnë në Shqipëri. Ekspertët e fushës i ofruan auditorit mundësinë të njiheshin më nga afër me metodat dhe mekanizmat e aplikuara në monitorimin e burimeve natyrore si ajri, uji dhe toka.

Seksioni i dytë i konferencës preku çështjet e legjislacionit vendas si dhe hapësirat që ai ofron për risi në menaxhimin e frytshëm mjedisor. Ekspertet e kompanive sollën shembuj konkret nga eksperienca e investimeve të kryera në kompanitë e tyre për të minimizuar impaktin e ndotjes dhe shfrytëzimit mbi ambientin duke e përmirësuar dhe e bërë atë më të qëndrueshëm. 

Akademia Profesionale e Biznesit synon t’u ofroj studentëve dhe aktorëve të interesuar nga bota e akademisë dhe biznesit, një perspektivë të informuar mbi rëndësinë e mjedisit si faktor kyç i zhvillimit të qëndrueshëm duke mbështetur aktivitete të tilla në të ardhmen.

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al