Ditën e djeshme, më 04.06.2015, në ambjentet e Akademisë Profesionale të Biznesit

u zhvillua

Konferenca Shkencore Kombëtare

me temë

“Pushteti Gjyqësor dhe Integrimi Europian i Shqipërisë”

 

Përfaqësues të panelit ishin personalitete të rëndësishëm të fushës së drejtësisë. Më konkretisht:

1. Amarildo Laci (Gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda)

2. Gazmend Sulaj (Përfaqësues nga Gjykata e Krimeve të Rënda)

3. Gentian Tërnova (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda)

4. Granit Shahu (Prokuror në Prokurorin e Rrethit Tiranë)

5. Dr. Bledar Ilia (Moderator / Pedagog i Akademisë Profesionale të Biznesit)

Gjatë konferencës u diskutua rreth problemeve që karakterizojnë sistemin tonë të drejtësisë, reforma në sistemin e drejtësisë, përshtatja e legjislacionit tonë me atë të gjykatave europiane, shmangia e korrupsionit, etj.

Më konkretisht Gjyqtari Amarildo Laci vuri theksin rreth disa cështjeve të rëndësishme të tilla si: Reformimi i Sistemit të Drejtësisë dhe Sistemit Gjyqësor; Domosdoshmëria e rekrutimit të Gjyqtarëve me përvojë dhe jo në bazë të bindjeve politike; Problematika lidhur me mungesën e personelit dhe fluksi i cështjeve në shqyrtim; si dhe rëndësia e mbështetjes në praktikat e gjykatës së Strazburgut.

Lidhur me problematikat dhe sfidat e organit të akuzës në Shqipëri, fjalën e mori Prokurori Gentian Tërnova, i cili theksoi një sërë cështjesh me rëndësi për mirëfunksionimin e organit të prokurorisë në të gjitha nivelet e saj të tilla si: Garantimi i proceduravepenale; Profesionalizmi dhe shmangia e korrupsionit; Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore; Mungesa e informimit; Stabiliteti i institucioneve; si dhe nevojën e hartimit të proceseve standarde.

Përvec temave të diskutimit, të shumtë ishin studentët e APB-së të cilët drejtuan disa pyetje për t’u njohur më mirë me institucionet, karakteristikat dhe problematikat e tyre. Aktiviteti u mbyll me një foto në ambjentet e jashtëme, tashmë kjo traditë e APB-së.

 

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al