KONFERENCA I KOMBËTARE STUDENTORE

"Young European Leadership"

17 Qershor 2016

Ishte kjo tema e Konferencës I Kombëtare Studentore e Akademisë Profesionale të Biznesit e cila solli së bashku mbi 30 të rinj nga universitete të ndryshme publike dhe private nga Shqipëria dhe Kosova si: Universiteti "Haxhi Zeka", Kosovë, Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, etj. Siparin e kësaj konference e çeli Rektori i Akademisë Profesionale të Biznesit Prof. Dr. Irakli Koçollari, i cili u uroi mirëseardhjen studentëve dhe përgëzoi për këtë iniciativë në fushën e kërkimit. Pjesë e panelit ishin edhe Dr(c) Xhensila Pine dhe Dr(c) Enis Fita, të cilët përshëndetën dhe ndoqën me shumë vëmendje prezantimet e studentëve.

Axhenda e konferencës vazhdoi me prezantimet e para dhe më pas studentët patën mundësin e njohjes dhe diskutimit në coffee brake-un e ofruar nga organizatorët. Më pas konferenca vazhdoi sipas axhendës së parashikuar, ku u prezantuan edhe shumë punime të tjera interesante, shoqëruar këto edhe nga shumë pyetje e diskutime. Kjo konferencë e suksesshme u mbyll me shpërndarjen e certifikatave nga Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. As. Dr. Simon Gega, moment ky i shoqëruar nga shumë buzëqeshje, duartrokitje si dhe fotografi.

Akademia Profesionale e Biznesit falënderon Qeverinë Studentore për këtë organizim si dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë për aktivitete dhe nisma të tilla në vazhdimësi.

APB, your partner to success ;)

Kontaktet
ADRESA: Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë,
Tiranë, Albania
Tel:  +355 42 454893
Cel:  +355 67 40 08880
        +355 67 40 08881
        +355 67 40 63042
email:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web:    www.apb.edu.al